Categories
Genel

POZITA E BUJARIT NË DITËN E GJYKIMIT

Në transmetimet e hadithit thuhet se katër persona, të cilët do të kalojnë pa llogari në Ditën e ‎Gjykimit, do të paraqiten para portës së xhenetit: ‎

‎(1) haxhiu i cili e ka kryer haxhin pa mëkate, ‎

‎(2) shehidi i cili është vrarë në betejë,

‎(3) njeriu bujar i cili me bujarinë e tij nuk ka pasur qëllim fitimin e reputacionit tek njerëzit, ‎dhe ‎

‎(4) dijetari i cili ka vepruar në përputhje me diturinë e tij.‎

Ata do të diskutojnë rreth asaj se cili duhet i pari të hyjë në xhenet? Në atë rast, Allahu i ‎Plotfuqishëm do ta dërgojë melekun Xhibril që të gjykojë mes tyre me drejtësi.‎
Shehidit do t’i thotë: “Çka ke bërë ti në dynja që po don të hysh i pari në xhenet?”‎
Ai do të përgjigjet: “Unë jam vra në betejë për hir të Allahut.”‎

Xhebraili pastaj do ta pyes: “Prej kujt ke dëgjuar se ai i cili vritet në rrugën e Allahut do të ‎hyjë në xhenet?”‎
Ai do të përgjigjet: “Kam dëgjuar nga dijetarët.”‎
‎“Kujdesu për edukatën dhe mos kalo para mësuesit tënd!” – do ta këshillojë Xhibrili.‎
Pastaj në mënyrë të ngjashme do ta pyes haxhiun dhe bujarin, kurse pas përgjigjeve të tyre, ‎edhe ata dy do t’i këshillojë:

“Kujdesuni për edukatën dhe mos kaloni para mësuesit ‎tuaj!”‎
Pas kësaj, dijetari do të thotë: “O Allahu im, Ti e di se unë nuk kam mundur ta fitoj diturinë ‎pa mirësinë e njerëzve bujarë, dhe Ti nuk do të lejosh që të humbët shpërblimi i ‎bamirësve.”‎

Atëherë, Allahu i Plotfuqishëm do të thotë: “Dijetari e tha të vërtetën! O Rıdvan, hape ‎portën e xhenetit dhe i pari le të hyjë bujari!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *