Categories
Genel

Cili person është më i miri?

Cili person është më i miri?

Umerit i derguan nje leter ku e pyesnin:
” O prijesi i besimtareve, cili eshte me i mire, nje person qe nuk e deshiron mekatin dhe nuk e praktikon atë, apo nje tjeter qe e deshiron mekatin dhe nuk e praktikon ate? Ai u pergjigj: Ata qe e deshirojne mekatin dhe nuk e veprojne, jane njerezit zemrat e te cileve Allahu i ka kalitur per besim dhe perkushtim. Per ta ka falje dhe shperblim te madh.

(Tefsiri i ibn Kethirit (4/207).

Categories
Genel

Cka i tha Muhamedi alejhi selam kur e pa nje vajze me nishan te zi ne fytyre?

Aishja r.a. tregon: “Pejgamberi a.s. më ka urdhëruar mua ose këdo tjetër që të përdorin rukjan në qoftë se ka rrezik nga syri i keq.” (5738)

Umm Selema r.a. tregon se Pejgamberi a.s. pa në shtëpinë e saj një vajzë me një nishan të zi në fytyrë dhe tha: “Trajtojeni atë me rukja, sepse ajo është ndikuar nga syri i keq.” (5739)

Pejgamberi a.s. e ka lejuar trajtimin me rukja për çdo pickim helmues.

Aishja r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. këndonte për rukja këtë dua: “Bismil-lah, Turbetu erdina, bi riikati ba’dina jnshfa sekiimuna bi idhni rabbina – Me Emrin e Allahut. Dheu i tokës sonë dhe pështyma e disave prej nesh i shërojnë të sëmurët tanë, me Lejen e Zotit tonë.” (5746)

Categories
Genel

30 thënie për librin dhe leximin

1. Shoku më besnik kur mbetem vetëm është libri, tek ai gjejë ngushëllimin kur të tjerët më tradhtojnë.
2. Prindërit, që t’i edukojnë mirë fëmijët, duhet t’i rrethojnë me libra.
3. Librat janë thesari i deponuar i botës dhe trashëgimia më me vlerë e gjeneratave dhe popujve.
4. Koleksionimi i librave është në fakt koleksionim i lumturisë.
5. Libri është dritare prej nga ne e shohim botën.

6. Leximi pa meditim është thjesht sikur ngrënia e ushqimit pa marrë frymë (pandërprerë).
7. Lexoje një libër të mirë tre herë sepse është më e dobishme për ty se të lexosh tre libra të mirë. Abbas Akkad
8. Më i rrallë se libri i mirë është lexuesi i mirë.
9. Kush shkruan, lexon dy herë.
10. Gjurmët e një kulture a qytetërimi që më së shumti i rezistojnë kohës janë librat.

11. Më thuaj çfarë lexon të të them se kush je.
12. Krenaria e një tregtari është në mallin që posedon, krenaria e një dijetari në librat që posedon.
13. Libri është shok që nuk të bën hipokrizi, nuk mërzitet duke qëndruar me ty, nuk të qorton nëse e anashkalon dhe nuk të përhap sekretet kurrë.

14. Prapa çdo libri ka një ide e parapa çdo ideje ka një hap përpara.
15. Në përfundim të leximit të një libri të mirë ndihemi sikur po i japim lamtumirën një shoku të çmuar.
16. I urituri nuk ia di vlerën ushqimi pa mos u ngopur më parë. Kështu është puna edhe me lexuesin që lexon librin e parë që i ka rënë në dorë.

17. Dashuri e çiltër ndaj fëmijëve është tua mësosh librin më të mirë, Kur’anin.
18. Proverbat popullor janë libër enciklopedik në të cilin lexon me lehtësi moralin dhe kulturën e një populli.
19. Të mbushësh raftet me libra është më e dobishme se të mbushësh portofolin me para.
20. Edukatorët të thonë: “Lexoje librin që të bën dobi!”, ndërsa unë të them: përfito nga ajo që lexon!

21. Nëse shihni një njeri që ec mbi ujë ose fluturon në hava, mos i zini për besë për burrë të mirë përderisa nuk ia krahasoni veprat me Librin (Kur’anin) dhe Sunnetin.
22. Libri është xhennet, bile xhennet i xhenneteve.
23. Dija është ndër shkaqet më të rëndësishme të lumturisë, andaj bëje librin, mjetin e dijes, shoqërues tëndin të përhershëm.

24. Trupi nuk zhvillohet pa ushqim, po kështu as mendja pa lexim dhe meditim.
25. Vendi më i mirë në dynja është vendi ku bën sexhde ndërsa shoku më i mirë është libri.
26. Dashuria për leximin është mirësi e përshpejtuar për besimtarin në këtë botë.
27. I mjafton lapsit si vlerë dhe pozitë betimi i Zotit në të: “Nun, betohem në pendën dhe në atë çka shkruajnë!” [Kalem: 1]

28. Nuk ka anije si libri që na bartë sa në një vend sa në tjetrin!
29. Dashuria për leximin nënkupton shndërrimin e monotonisë në dëfrim.
30. Libri është drita që na udhëheq drejt qytetërimit.

Përshtati në shqip: Dr. Sedat Islami

Categories
Genel

7 arsye pse duhesh të mësosh gjuhën Arabe

1. Kupto fjalët e Zotit tënd pa ndonjë përkthim
Nëse dikush i dashur për neve na e dërgon ndonjë letër në gjuhë të huaj, ne do të vraponim për të gjetur se vallë çfarë shkruan në të. Ne do ta përkthenim por kuptimi i vërtet do të kuptohej vetëm në gjuhën origjinale. Arabishtja e përdoru në Kuran është e pasur dhe plotë kuptime – asnjë përkthim nuk mund të jetë i plotë i drejtë.

2. Kupto fjalët e Profetit
Imagjino sikur ta kishe të mundur të lexosh dhe të kuptosh fjalët e të dashurit Profetit tonë (sal-lAllahu alejhi we selem) nga gjuha arabe. Mësimi i gjuhës Arabe do të thotë për ty se mund të kuptosh hadithin e Profetit pa pasur nevojë që të mbështetësh në një përkthim.

3. Të shtosh përkushtimin në namaz
Përqendrimi yt në Namaz do të ngritët kur ti do të jesh në gjendje të kuptosh çdo pjesë të namazit prej sureve apo dhikreve. Namazi nuk do të jetë më një grup i veprimeve me zbrazëti të meditimit. Do të jesh në gjendje të kesh një bisedë më kuptimplote me Zotin tënd.

Sa herë ke qenë duke fal namaz të Taravisë në Ramazan e ke thënë: ah sikur të dija se çfarë po lexon imami? Bëje atë dëshirë të bëhet e vërtet duke mësuar gjuhën arabe.

4. Qasu në librat e Shkencave Islame që të futesh në studime më të thella
Megjithëse shumë libra të shkencave Islame janë përkthyer, shumë prej tyre mund të vlerësohen tamam vetëm në gjuhën origjinale të tyre – si libra të ndryshëm të Tefsirit, komente të Haditheve ose libra në Jurispodencën Islame.

5. Është gjuha e 5të në botë
Gjuha Arabe është e folur nga më shumë se 300 milion njerëz në botë dhe është gjuhë zyrtare në 24 vende. Me mësimin e gjuhës Arabe, ti je në gjendje të komunikosh me ata që flasin këtë gjuhë anë e kënd botës.

6. Shto mundësitë e punësimit tënd
Hulumtimet e ndryshme kanë treguar se kur dikush di një gjuhë të dytë mundësia për të punësuar është më me madhe. Mësimi i Arabishte do të shtojë mundësitë e tua të punësimit dhe do të duket bukur në CV-në tënde.

7. Mësimi i një gjuhe të huaj do fuqizojë trurin dhe përmirëson kujtesën
Umeri ka thënë:

“Mësoni Arabishten për forcimin e mendjes”
Shumë studime kanë treguar se ata që flasin dy gjuhë apo shumë gjuhë janë komunikues më të mirë, kanë memorie më të mprehtë dhe e kanë të perfeksionuar aftësinë e të menduarit kriti

Categories
Genel

Ja si ishte Muhammedi alejhis-selam

Pejgamber, si një kandil ndriçues

Në botën, në të cilën gjithnjë e më shumë po shfaqen fatkeqësi, ku të Vërtetën e ka mbuluar e pavërteta, drita e hënës së plotë, gjithnjë e më shumë, bëhet e nevojshme. Edhe përkundër këtyre mjegullnajave të mundimshme dhe të errëta, e që kërcënojnë ta mbulojnë të Vërtetën, drita e hënës së plotë nuk lejon të mjegullohet. Muhammedi (a.s.), (ai që është si një hënë e plotë shkëlqyese, M.A.) vazhdon që t’ua dritësojë rrugën atyre të cilët e njohin për nga morali dhe etika e tij, veçori këto që ia dhuroi vet Zoti.

Për gjatë 63 viteve të tij, Muhammedi (a.s.), më shumë përjetoi momente të pakëndshme sesa të këndshme. Ai ishte jetim, vejan, muhaxhir, i helmuar, i gjuajtur me gurrë, por mbi të gjitha, ai ishte dhe mbeti një fitimtar.

Çdokënd e dëgjonte teksa fliste, dhe nuk e ndërpriste, derisa bashkëbiseduesi vet nuk heshtte. Ndonëse sytë i mbyllte kur flinte, zemra e tij, gjithmonë, ishte e zgjuar.

Të pambrojturit i ndihmonte, të pastrehët i strehonte, të uriturit i ushqente, sekretet i mbante në fshehtësi, ndërsa të paditurit i mësonte. Ishte i qetë, kur të tjerët i kaplonte paniku. Ishte plot dashuri, kur të tjerët urrenin, ndërsa me të paedukuarit sillej me shumë dashamirësi. Ai ishte njeriu, që në të gjitha gjërat, e kërkonte ekuilibrimin.

Në namaz e gjente kënaqësinë dhe mbështetjen. Nga frikërespekti, zëri i dridhej përpara Zotit, kurse, kur njerëzit i udhëhiqte në namaz, preferonte gjithmonë të lexonte sure të shkurtra.

Në rast se dëgjonte ndonjë zë fëmije, namazin e ndërpriste dhe shikonte sesi t’i ndihmojë atij. Kur nipërit i hipnin mbi shpinë, teksa bënte sexhdenë, ai nuk lëvizte nga pozita, gjersa ata të kënaqeshin dhe largoheshin vetë.

Kur lexonte nga Kurani, lexonte me kiraete të ndryshme, me qëllim që t’i kënaq edhe shokët e tij, të cilin vinin nga fise me dialekte të ndryshme. Falej edhe pas mesnate. Herë më shumë e herë më pak. Kur lexonte ajetet që tregojnë për mëshirën e Allahut, ndalej dhe lutej për të, e kur lexonte nga ajetet që tregojnë hidhërimin dhe dënimin e Tij, ndalej dhe lutej për të shpëtuar prej tyre.

Nuk lëshohej në thashetheme

Fliste këndshëm dhe qetë, me përjashtim vetëm kur mbante hytben. Zërin e kishte melodik dhe tërheqës. Fliste vetëm sipas nevojës. Nuk lëshohej në biseda të llojit „më tha – të thash”. Gjithmonë e fliste vetëm të vërtetën. Dëshironte edhe të dëgjonte. Ishte modest dhe suptil. Buzëqeshte, por kurrë nuk ia jepte me të madhe të qeshurës.

Kur ishte i padisponueshëm, kjo vërehej shumë shpejt në fytyrën e tij. Asnjëherë, kundër asnjë qenie të gjallë, nuk e ka ngritur dorën, pos kur ka qenë i urdhëruar nga Shpallja.

Në momentet më të vështira ishte i guximshëm dhe i vendosur. Gjithmonë solidarizohej me shokët (as’habët) e tij. Hante, kur edhe ata hanin; flinte, kur edhe ata flinin. Kur hante, nuk dëshironte të ngopej; në mënyrë të veçantë i shmangej teprimit. Nuk kishte dëshirë të hante i vetëm dhe i jepte rëndësi qumështit, hurmave dhe mjaltit. Vishej sikur edhe shokët e tij. Me asgjë nuk dallohej prej tyre. Me fjalë të tjera, historia nuk ka shënuar të ketë pasur ndonjë njeri sikur ai.

Gjithmonë kujdesej për rrethin. Nuk e donte plëngprishjen. E ruante ambientin, bimët dhe shtazët, ndërkohë që këto ua sugjeronte edhe të tjerëve. Kur njëherë trungu, nga ku e mbante hytben Pejgamberi, filloi të rënkonte, ai e ndërpreu fjalimin, e përkëdheli dhe i dha mbështetje.

Pejgamberi ynë, ne na donte më shumë sesa prindërit tanë. Ai gjithmonë mendonte edhe për ata që do të vijnë pas tij. Qe një vizionar shumë i madh. Të gjithë të dërguarit e mëparshëm e lutën Allahun për realizimin e disa nga nevojat e popujve të tyre, kurse Muhammedi (a.s.), lutjen e tij, e la për Ditën e Gjykimit, kur do të lutet për Ummetin e tij – pra për ne.

Askush nuk mund të pretendojë se e donë Pejgamberin (a.s.), gjersa ai nuk konsiderohet nga më të dashurit e tij, pra edhe më tepër sesa prindërit, bashkëshortët, fëmijët, madje edhe më tepër sesa vetveten. Ta duash Pejgamberin, në të vërtetë, do të thotë ta njohësh atë.

Ishte mishërim i përsosur i Kuranit famëlartë

Gruaja e tij, hz. Aishja, e kishte përshkruar si “Kurani i cili ec”. Ndërsa vetë Kurani famëlartë, për të thotë që është “rahmetun lil alemin”- mëshirë për të gjithë botët, “usvetun haseneh”- shembulli më i mirë, dhe “le ala hulukin adhim” – i krijuar me moralin më të përsosur.

Ishte nga më të devotshmit, mirëpo, në të njëjtën kohë, e kuptonte edhe atë se të gjithë njerëzit nuk janë në gjendje të barabartë për t’i zgjeruar kufijtë e njohjes dhe të devotshmërisë. Se sa ishte tolerant dhe i butë ndaj të paditurve, flet edhe rasti i njërit nga beduinët, i cili kishte urinuar në xhami.

Disa shokë të tij (as’habë) kishin filluar që ta kritikonin dhe kishin kërkuar që të dënohej, por i Pejgamberi ynë i dashur, me butësinë e tij, kishte insistuar që të mos pengohej beduini derisa ta mbaronte punën, e më pastaj, vetë e kishte pastruar vendin e papastër. Pas tërë kësaj, ai e këshilloi beduinin se gjërat e këtilla nuk lejohen të veprohen në xhami.

Shtëpinë e kishte të ndërtuar nga thuprat dhe balta, ndërsa hapësira e dhomave ishte aq sa mezi kishin mundësi të qëndronin dy vetë.

Flinte në një shilte të fortë, ashtu që, shenjat e rrjepjes së lëkurës, i vëreheshin në trup. I dëgjonte me vëmendje bashkëshortet dhe shokët e tij dhe nuk e kishte zakon që të pohonte se dinte më tepër se ta në çështjet që i përkisnin kësaj bote.

Ai ishte një shembull i përkryer sesi duhet jetuar, dhe jo vetëm për muslimanët, por edhe për tërë njerëzimin.

I dashur lexues, nëse sot do të takoheshe me Pejgamberin (a.s.), a do të kishte mundësi ai që, tek ti, të dallonte shenjat e pasuesit të tij?

Andaj, le të bëhemi sikur Pejgamberi ynë i dashur, Muhammedi (a.s.).

Përshëndetjet dhe salavatet më të plota dhe më të sinqerta tonat qofshin për më të mirin dhe më të dashurin tonë, Pejgamberin (a.s.).

Burimi:
novihorizonti

Shqipëroi:
Mehas Alija

Categories
Genel

Merhaba dünya!

WordPress’e hoş geldiniz. Bu sizin ilk yazınız. Bu yazıyı düzenleyin ya da silin. Sonra yazmaya başlayın!