Categories
Genel

LAJMI I FUNDIT – Qeveria merr vendim ta ndihmoj qdo qytetar me kete shume?

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në kohën kur ishte opozitë gjatë Qeverisë Kurti, përkatësisht në muajin prill, kishte propozuar që secili qytetar i vendit të kompensohet me 100 euro në kuadër të pakos emergjente për t’u ballafaquar me pandeminë COVID-19.

Por me formimin e Qeverisë së re të përbërë nga LDK-AAK-Nisma dhe Lista Serbe, partia e udhëhequr nga Ramush Haradinaj nuk është zmbrasur nga ky propozim Eksluzive VIDEO:

A është ‘gjallë’ propozimi i AAK-së që secilit qytetar t’i jepen 100 euro?

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në kohën kur ishte opozitë gjatë Qeverisë Kurti, përkatësisht në muajin prill, kishte propozuar që secili qytetar i vendit të kompensohet me 100 euro në kuadër të pakos emergjente për t’u ballafaquar me pandeminë COVID-19.Por me formimin e Qeverisë së re të përbërë nga LDK-AAK-Nisma dhe Lista Serbe, partia e udhëhequr nga Ramush Haradinaj nuk është zmbrasur nga ky propozim Eksluzive VIDEO:A është ‘gjallë’ propozimi i AAK-së që secilit qytetar t’i jepen 100 euro?

Categories
Genel

Ftoi Shokët Për Ditëlindje Por Askush S’i Vjen, Vogelushit Te Pikelluar I Vjen Surpriza Qe Ka Prekur Boten

I ulur në tavolinë i vetëm, pa miq, i rrethuar nga pjata të zbrazura në ditën e tij të lindjes. Kjo është pamja e të birit që një nënë nga Arizona ka shpërndarë në Facebook.Në foto i vogli Teddy Mazzini, i cili kishte ftuar 32 shokë klase për drekë në një piceri, duket teksa i pret ata me padurim dhe trishtim që të vijnë.Shty,pe rek.lam.en dhe vazh.do le.xo..

Categories
Genel

10 artistët që ndryshuan botën

10 artistët që ndryshuan botën
Sir Charlie Chaplin (Lindur: 16 prill 1889 – Vdiq: 25 dhjetor 1977)

Sir Charles Spencer “Charlie” Chaplin, ishte një aktor komik anglez, kompozitor i njohur, regjisor filmi dhe ndoshta personaliteti më me ndikim i cili realizoi disa nga filmat më të mëdhenj,qesharakë dhe kritikë gjatë epokës së filmit të heshtur. Ai argëtoi miliona njerëz me veprimet e tij për 75 vjet. Ai ka luajtur rolin e ‘The Tramp’, rol i cili është pranuar gjerësisht si një ndër më të mirët e asaj epoke.

Performanca e tij në Kid Auto Race në Venecia i siguroi atij emrin e komedianit më të madh në botë. Ai ishte aktori i parë anglez, filmat e të cilit prekën gjithë kontinentet. Sir Charlie Chaplin u nderua me “Çmimin special” në ceremoninë e Academy Award së pari për punën e tij në cirk. Ai gjithashtu ka marrë duartrokitjen më të gjatë në këmbë nga publiku i Oskar për marrjen e një çmimi nderi.

James Cameron (Lindur: 16 gusht 1954)

James Cameron është regjisor filmi, producent, shkrimtar, shpikës i cili është i njohur mirë për filmat e tij me fitimprurjen më të lartë të të gjitha kohërave: Titanic dhe Avatar. Këto dy filma sollën një fitim 4 miliardë dollarësh. Disa nga veprat e tij më të mira janë: Piranha II, The spawning, Terminator në 1984, Abyss në 1989, Terminator 2, Dita e Gjykimit në 1991, Titanic në 1997, Dark Angel në 2000 dhe Avatar në 2009. Kontributi tij mbi teknologjinë e automjeteve dhe filmimit nënujor është i rëndësishëm.

John Lennon (Lindur: 9 tetor 1940 – Vdiq: 8 dhjetor 1980)
John Winston Lennon ishte një muzikant, këngëtar, kompozitor anglez dhe një nga anëtarët themelues të Beatles. Mesazhi i tij i paqes përmes këngës gjatë Luftës së Vietnamit frymëzoi miliona njerëz. Ai dashuronte muzikën që nga fëmijëria e tij e hershme, dhe grupi i tij i parë ishte Quarrymen, i cili më vonë u quajt The Beatles në vitin 1962.

The Beatles është i njohur si banda më e suksesshme dhe e respektuar në historinë e muzikës popullore që u formua në partneritet me Palin McCartney, George Harrison, dhe Richard Starkey ose i njohur gjerësisht si Ringo Starr. Këngët e tij si “Give Peace a Chance” dhe “Imagine” e bëri atë një figurë portret në historinë e muzikës. Për fat të keq, në vitin 1980, ai u vra. Vrasësi i tij, Mark David Chapman, besohet të jetë një nga fansat e tij të çmendur.

Njerëzit akoma spekulojnë mbi motivin e tij të vërtetë për të komplotuar vrasjen e Lennon-it. Albumi i tij solo ishte shitur në më shumë se 14 milionë kopje vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës . Ai u cilësua si këngëtari i pestë më i madh i të gjitha kohërave nga revista Rolling Stones. Miliona regjistrime të tij u shitën edhe pas vdekjes së tij.

George Lucas ((i lindur më 14 maj 1944)

Një producent, drejtor filmi, skenarist, themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Lucasfilm, është i njohur mirë për biznesin e tij të veçantë dhe efektet e operas Star Wars, si dhe për karakterin aventurier të Indiana Jones. Ai ështënjë ndër njerëzit më me ndikim që modernizuan botën. Djali i pronarit të një dyqani shkrimesh, George Walton Lucas kaloi fëmijërinë e tij në Modesto, Kaliforni. Ai kishte pasion të madh për garat me motorë, gjë që ai e ndoqi gjatë gjithë ditëve të tij të shkollës së mesme.

Alfred Hitchhock (13 gusht 1899-29 prill 1980)

Alfred Hitchhock ishte një regjisor filmash i cili shpiku disa strategji të përparuara në thrillerin psikologjik të kinemasë britanike, si dhe filmin e heshtur. Ai kishte një stil të veçantë të regjistrimit të filmit, duke përdorur kamera, kapjen e fokusit në shikimin e personit, inkuadrimin dhe redaktimin e pamjes, në mënyrë aq inovative sa arriti të mbajë shikuesit e angazhuar dhe të përfshirë në film.

Ai njihte komplotet e sekuencave të krimit, dhunës dhe vrasjes në mënyrë të tillë që dukej se kishte studiuar dispozitat psikologjike të njeriut dhe kishte njohuri të thella të karaktereve njerëzore. Gjatë gjithë karrierës së tij, ai ka prodhuar mbi pesëdhjetë filma.

Stephen Spielberg (i lindur më 18 dhjetor 1946)

Stephen Spielberg është regjisor filmash, skenarist, projektues i videolojërave dhe personaliteti më me ndikim në historinë e filmave. Ai drejtoi disa filma hit përfshirë “Raiders of the Lost Ark”, “E.T.”, “Jaws”, “Saving Private Ryan”, “Minority Report” dhe shumë më tepër. Ai mori Çmimin Academy për regjisorin më të mirë për filmin “THE LIST” në 1993 dhe të “Save Private Ryan” në vitin 1998.

Tre filmat e tij më të vlerësuar janë “Jaws” në 1975, “ET” (Jashtëtokësori” në 1982, dhe Jurassic Park në 1993. Ai prodhoi disa animacione të mrekullueshme si: “Ëho Framed Roger Rabbit”, “Tiny Toon Adventures në 1990, “Animaniacs” në 1993, “Pinky and the Brain” në 1995, “Freakazoid!” në 1995, “Pinky, Elmyra & the Brain” në 1998, “Family Dog” në 1993, “Toonsylvania” në 1998 dhe shumë të tjerë.

Elvis Presley (Lindur: 8 janar 1935 – Vdiq: 16 gusht 1977)

Elvis Presley është i njohur si personi më me ndikim në kulturën popullore dhe këngëtari më i njohur amerikan i shekullit të 20-të. Ai është i njohur edhe për zërin e tij të veçantë dhe zotërimin e disa zhanreve të tilla si country, baladat pop, gospel dhe blue.

Në 1954, ai filloi karrierën e tij duke punuar me pronarin e Sun Records, Sam Phillips, i cili ishte gjithnjë i frymëzuar për të sjellë tingujt e muzikës afrikano-amerikane në audiencën ndërkombëtare. Në moshën 36-vjeçare, ai mori Grammy Lifetime Achievement Award. Ai është personi që shpiku muzikën e Rock n’ roll. Në moshën 42-vjeçare, në vitin 1977 ai vdiq nga arresti kardiak.

Michael Jackson (Lindur: 29 gusht 1958 – Vdiq 25 qershor 2009)

Ai ishte një balerin, koreograf, artist dhe krijues i muzikës moderne Pop. Michael është quajtur artisti më i suksesshëm i të gjitha kohërave dhe emri i tij vazhdon të ndriçojë në zemrat e miliona fansave të tij në të gjithë botën. Albumi i tij “Thriller” në 1982 është albumi më i shitur i të gjitha kohërave.

Albumet e tij të tjera janë të “Off the Wall” në 1979, “Bad” në 1987, “Dangerous” në 1991, dhe “History” në vitin 1995. Ai fitoi 13 Grammy Awards, 26 Music Awards, rekorde të shumta Guinness. Sipas një vlerësimi, albumet e tij shitën rreth 750.000.000 regjistrime në mbarë botën. Në vitin 2009, ai vdiq nga helmimi akut propofol.

Katherine Hepburn (Lindur: 12 maj 1907 – Vdiq: 29 qershor 2003)

Ajo ishte aktorja më e madhe femër në historinë e filmit të Amerikës, si dhe aktorja më e sofistikuar në dramë dhe filma. Ajo u konsiderua si një grua tërësisht moderne në shekullin e 20 në Amerikë. Në vitin 1932, paraqitja e saj në filmin “A bill of Divorcement” e bëri atë shumë të famshme, pas 8 muajsh ajo fitoi një Academy Award për “Morning Glory” dhe pas çmimut ajo u përball me disa dështime komerciale. Gjatë karrierës së saj, ajo është nominuar 12 herë për çmimin e Akademisë dhe e fitoi atë katër herë.

Richard Pryor (Lindur: 1 dhjetor 1940 – Vdiq: 10 dhjetori 2005)

Ai ishte një komedian, aktor, kritik social si dhe shkrimtar. Ai është i njohur gjerësisht për stilin e tij të veçantë të komedisë. Në të vërtetë ai u shfaq me sensin e tij të mahnitshëm të humorit që ndikoi në të gjithë brezin e komedianëve. Veprat e tij të rëndësishme ishin filmat e koncertet, si dhe incizimet në 1971 në albumin “Richard Pryor, Live & Smokin”, në 1974 ‘That Niggas Crazy’, në 1975…”Is It Something I Said?”, në 1976 “Bicentennial Nigger”, në 1979 “Live në Concert”, në vitin 1982.

Në vitin 1773, ai fitoi një Emmy Award, në vitin 1974 ai gjithashtu fitoi dy Academy of Humor Award dhe pesë Grammy Awards në vitet në vijim të 1974, 1975, 1976, 1981, dhe 1982. Në listën e komedianëve më të mëdhenj ai është renditur numri 1 i të gjitha kohërave.

Categories
Genel

POZITA E BUJARIT NË DITËN E GJYKIMIT

Në transmetimet e hadithit thuhet se katër persona, të cilët do të kalojnë pa llogari në Ditën e ‎Gjykimit, do të paraqiten para portës së xhenetit: ‎

‎(1) haxhiu i cili e ka kryer haxhin pa mëkate, ‎

‎(2) shehidi i cili është vrarë në betejë,

‎(3) njeriu bujar i cili me bujarinë e tij nuk ka pasur qëllim fitimin e reputacionit tek njerëzit, ‎dhe ‎

‎(4) dijetari i cili ka vepruar në përputhje me diturinë e tij.‎

Ata do të diskutojnë rreth asaj se cili duhet i pari të hyjë në xhenet? Në atë rast, Allahu i ‎Plotfuqishëm do ta dërgojë melekun Xhibril që të gjykojë mes tyre me drejtësi.‎
Shehidit do t’i thotë: “Çka ke bërë ti në dynja që po don të hysh i pari në xhenet?”‎
Ai do të përgjigjet: “Unë jam vra në betejë për hir të Allahut.”‎

Xhebraili pastaj do ta pyes: “Prej kujt ke dëgjuar se ai i cili vritet në rrugën e Allahut do të ‎hyjë në xhenet?”‎
Ai do të përgjigjet: “Kam dëgjuar nga dijetarët.”‎
‎“Kujdesu për edukatën dhe mos kalo para mësuesit tënd!” – do ta këshillojë Xhibrili.‎
Pastaj në mënyrë të ngjashme do ta pyes haxhiun dhe bujarin, kurse pas përgjigjeve të tyre, ‎edhe ata dy do t’i këshillojë:

“Kujdesuni për edukatën dhe mos kaloni para mësuesit ‎tuaj!”‎
Pas kësaj, dijetari do të thotë: “O Allahu im, Ti e di se unë nuk kam mundur ta fitoj diturinë ‎pa mirësinë e njerëzve bujarë, dhe Ti nuk do të lejosh që të humbët shpërblimi i ‎bamirësve.”‎

Atëherë, Allahu i Plotfuqishëm do të thotë: “Dijetari e tha të vërtetën! O Rıdvan, hape ‎portën e xhenetit dhe i pari le të hyjë bujari!”

Categories
Genel

Vaji i farës së zezë, një dritë e bardhë në fund të tunelit në luftën ndaj

Koronavirusi i ri COVID-19 ka vendosur të gjithë në frikën e të papriturës që do të vijë akoma. Për koronaviruset e mëhershme institucione të besueshme e kredibile shkencore kishin gjetur se vaji i farës së zezë (Nigella Sativa) është një substancë natyrale që është provuar të ketë aftësinë për të luftuar koronaviruset.

Studimi i publikuar më 12 Janar, 2014 nga US National Library of Medicine dhe National Institutes of Health, ilustron se si Nigella Sativa ndaloi replikimin e një koronavirusi. Shkencëtarët përdorën ekstrakte nga tri substanca natyrore për të parë se si veproi secila kur u shtuan individualisht qelizave të infektuara me koronavirus.

Ekstraktet e tri substancave ishin:
Anthemis hyalina (Ah) – barishte bimore kamomili
Citrus Sinensis (Cs) – barishte, e njohur edhe si portokall i ëmbël.
Nigella Sativa (Ns) – farë e zezë

Si përfundim, kërkimi shkencor kishte gjetur si vijon: “Rezultatet e paraqitura këtu sugjerojnë se trajtimi i qelizave me ekstrakte Ns, Ah, ose Cs para infeksionit me CoV zvogëlon replikimin e virusit.”

Pasur parasysh se për llojin e fundit të koronavirusit COVID 19 ende nuk është zhvilluar vakcina dhe kjo nuk po pritet të zhvillohet në një të ardhme shumë të afërt, njerëzit kanë filluar të provojnë rrugët natyrale për parandalim dhe trajtim të COVID 19.

Është pikërisht vaji i farës së zezë që ka ndihmuar në shërimin e njerëzve dhe që po shëndrrohet në një dritë të vogël të bardhë në fund të tunelit për luftim të virusit me produkte natyrale. Fjala është për Seyi Makinde, inxhinierin e biznesmenin e suksesshem i zgjedhur vitin e kaluar Guvernator i shtetit Oyo, njësi e Republikës Federale të Nigerisë.

Të hënën, më 30 mars të këtij viti Guvernatori njoftoi qytetarët e vendit të tij se kishte dalë pozitiv në testin për COVID 19 dhe se do të shkonte në izolim. Të dielën, më 5 prill ai po shkruante në Twitter për të informuar ata se pas një serie testesh ai kishte rezultuar negativ. Pasur parasysh se ai ishte asimptomatik, në një intervistë për radion lokale Makinde tha se ai vetëm bëri përpjekje për të rritur imunitetin e tij dhe e shfrytëzoi kohën e tij në izolim për të ushtruar rregullisht.

Për të rritur imunitetin e tij për të kapërcyer virusin, ai tha se konsumoi Vitaminë C, karrota si dhe vajin e farës së zezë të përzier me mjaltë.”Miku dhe vëllai im shumë i mirë, Dr Muyideen Olatunji është përgjegjës i kujdesit shëndetësor parësor për shtetin Oyo. Ai erdhi tek unë dhe tha, shiko, unë do të të dërgoj ty këtë vaj të farës së zezë, kjo rritë imunitetin. Kështu që e përziva me mjaltë dhe mora një lugë çaji në mëngjes dhe një në mbrëmje.

Vaji i farës së zezë ka funksionuar edhe për reperët Style P dhe Meek Mill.

Studimi shkencor nga institucionet më lartë është realizuar mbi llojet e mëhershme të coronaviruseve dhe rastet e suksesit më lartë përbëjnë raste individuale. Por me referencë dhe motivim nga këto, kompania e re vendore Pelini’s që pjesë të veprimtarive të saj ka edhe prodhimin e vajërave esenciale, ka realizuar një hulumtim bazik krahasimor në nivel vendesh që përfshijnë 3 vende ku fara e zezë është autoktone dhe një nga produktet bazike të dietës, dhe 3 vendet më të zhvilluara europiane sipas indikatorëve matës të Human Development Index ( të dhënat e vitit 2019).

Pjesë e studimit janë India (vend fqinj i Kinës), Arabia Saudite dhe Turqia, si dhe nga vendet europiane janë Norvegjia, Zvicra dhe Irlanda.

Më poshtë janë statistikat e numrit të të infektuarve dhe të vdekurve nga koronavirus COVID-19, më 14 Prill 2020 në këto vende, të krahasuara në raport me numrin e banorëve:

Indi:

Banorë: 1387 miljon
Raste të infektuara:10,541
Raste të vdekjeve:358
Të infektuar për 1 mil. banorë:7.6
Të vdekur për 1 mil. banorë:0.26

Arabi Saudite:

Banorë: 34.8 milion
Raste të infektuara:5,369
Raste të vdekjeve:73
Të infektuar për 1 mil. banorë: 154
Të vdekur për 1 mil. banorë:2.1

Turqi

Banorë: 84.3 milion
Raste të infektuara: 61,084
Raste të vdekjeve:1,296
Të infektuar për 1 m banorë: 724.6
Të vdekur për 1 m banorë: 15.4

Norvegji

Banorë:5.3 miljon
Raste të infektuara: 6,623
Raste të vdekjeve: 139
Të infektuar për 1 m banorë:1250
Të vdekur për 1 m banorë:26.2

Zvicër:

Banorë:8.6 milion
Raste të infektuara:25,913

Raste të vdekjeve:1,162
Të infektuar për 1 m banorë:3013
Të vdekur për 1 m banorë:135
Irlandë:

Banorë: 4.9 miljon
Raste të infektuara: 10,647
Raste të vdekjeve:365
Të infektuar për 1 m banorë: 2173
Të vdekur për 1 m banorë: 74.5

Rezultatet e dala nga ky hulumtim i realizuar nga Pelini’s sugjerojnë se numri i të infektuarve dhe të vdekurve nga COVID 19 është dukshëm më i ulët në vendet origjinë dhe tradicionalisht konsumuese të vajit të farës së zeze, në krahasim me vendet më të zhvilluara europiane.

Nuk dihet ende nëse vaji i farës së zezë do të jetë zgjidhja edhe për llojin e fundit të coronavirusit, por ajo që dihet sigurtë është që vaji i farës së zezë ka veti të jashtëzakonshme shëruese dhe që në librat religjioz përshkruhet si vaj që nuk mund ta ndalë vetëm vdekjen.

Categories
Genel

Mjalti nuk është e vetmja gjë që prodhojnë: Arsyet pse bletët janë kaq të rëndësishme dhe pse zvogëlimi i numrit të tyre do të thoshte edhe “fundi i njerëzimit”

Bletët janë në rrezik të zhdukjes. Përdorimi i tepërt dhe i papërshtatshëm i pesticideve në të lashtat, parazitët e caktuar që riprodhohen në mënyrë të pakontrollueshme, ndryshimi i klimës dhe ndërhyrja njerëzore janë faktorë që kanë zvogëluar rrezikshëm numrin e bletëve në planet.
Madje, sipas mediave të huaja, shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se, nëse ky problem vazhdon, mund të nënkuptojë madje edhe fundin e njerëzimit.

Në këtë drejtim, Bright Side ka bërë kërkime mbi rëndësinë e bletëve në jetën e njeriut dhe ndan një seri hapash që mund të ndihmojnë në ndalimin e zhdukjes së tyre.
Ato kujdesen për një të tretën e polenizimit global
Bletët janë polenizuesi më i rëndësishëm në botë i kulturave ushqimore.

Vlerësohet se një e treta e ushqimit që hamë çdo ditë varet nga polenizimi, kryesisht nga bletët, por edhe nga insektet dhe zogjtë. Shumë fruta dhe perime kombëtare ose të importuara janë të polenizuar nga bletët. Këto përfshijnë avokado, fasule soje, susami, tranguj, agrume, pjeshkë, kivi, qershi, boronica, asparagus, brokoli, kungulli dhe pjepri,…
Ato ndihmojnë në polenizimin e kulturave të tjera

Polenizimi nuk është i rëndësishëm vetëm për ushqimin që mbërrin në tryezën tonë, por është gjithashtu e rëndësishme për të lashtat e tjera, si kafeja dhe pambuku. Bletët madje polenizojnë të lashtat foragjere, si jonxha dhe tërfili, të cilat përdoren për të ushqyer bagëtinë. Puna e bletëve është kaq e rëndësishme sepse ndihmon në sigurimin e ushqimit për shumë kafshë të tjera përgjatë zinxhirit ushqimor.
Ato janë një tregues i një ekosistemi të shëndetshëm

Polenizimi i bletëve ruan larminë gjenetike të bimëve të lulëzuara. Kjo do të thotë që në një ekosistem ku ekziston prania e bletëve, gjërat funksionojnë natyrshëm pa pasur nevojë për manipulim njerëzor. Sigurisht, kjo jo vetëm që favorizon prodhimin e luleve, frutave dhe perimeve, por ruan edhe speciet.
Ato janë një forcë ekonomike

Shoqata Britanike e Bletarëve vlerëson se bletët japin një kontribut që është afër 185 milionë dollarë në vit, dhe kjo është vetëm në Mbretërinë e Bashkuar. Shumë të lashta lulesh të ushqimeve tregtare varen nga bletët.
Edhe nëse një kulturë nuk polenizohet drejtpërdrejt prej tyre, përfiton indirekt nga të qenit në një mjedis ku ka biodiversitet.

Në Meksikë për shem
bull, UNAM ka vlerësuar se polenizimi kontribuon më shumë se 2 miliardë dollarë në vlerën e prodhimit.

Ato janë një nga krijesat më të zellshme në planet
Bletët punëtore janë të organizuara në një shoqëri të rreptë dhe secila prej tyre dallohet për rolin që luan në koloni.

Në këtë drejtim mund të përmendim, përveç bletëve pastruese të cilat janë përgjegjëse për pastrimin e koshereve, ato që prodhojnë mjaltin, ndërtueset e huallit, bletët që sigurojnë ushqimin dhe e vendosin në zgjua, bletët roje dhe ajo të që gjenerojnë rrjedhën e ajrit për të dehidruar nektarin.
Sipas të dhënave nga OJQ-ja “Ecocolmena Spain”, bleta perëndimore e mjaltit (Apis Mellifera) mund të krijojë koloni me 15 deri në 80,000 anëtarë.

Brenda këtyre kolonive, ekziston një organizim i koordinuar në mënyrë të përsosur, me një sistem prodhimi të hollësishëm, jo-individualist që funksionon në favor të zgjoit.
Ato janë përgjegjës për zbukurimin e planetit

Pa polenizim, nuk do të kishte lule, kështu që puna e bletëve reflektohet në secilën ngjyrë, strukturë dhe erë të tyre.
Peizazhet e bukura të kultivuesve, parqeve, apo ato në fshatra janë të mundshme falë udhëtimit të vështirë të këtyre insekteve.

Ato janë një nga insektet më të rëndësishme
Instituti “EarthWatch” e ka shpallur bletën si një nga insektet më të rëndësishme në botë.
Madje, doktor George McGavin ka argumentuar në një debat se një çerek milion specie bimësh dhe lulesh varen nga bletët. “Do të ishte një botë monotone pa to”.

Dr. McGavin mbrojti që vlera ekonomike e polenizimit të bletëve ishte vlerësuar me rreth 130 miliardë euro.
Kjo i bën ato një bazë të rëndësishme për prodhimin bujqësor planetar.

Mjalti nuk është e vetmja gjë që prodhojnë
Dylli i bletës është substanca më e pastër dhe më natyrale. Gjithashtu, bletët janë përgjegjëse për të bërë polen bletësh, livadhe, propolis, dhe jo vetëm.

Secili prej këtyre produkteve është rezultat i një procesi të mundimshëm dhe kërkon shumë kohë.
Si mund t’i parandalojmë ato të zhduken?
Përballë kësaj urgjence mbarëbotërore, Këshilli Civil Meksikan për Silviculture të Qëndrueshëm (CCMSS) sugjeron një seri masash që çdokush mund të marrë.

Në këtë drejtim sugjerohet mbjellja e luleve si livando, dahlia, daisies, dhe luledielli, si dhe shmangia e insekticideve kimike dhe bërja e atyre natyrale (me hudhër ose piper).
Gjithashtu këshillohet që nëse një bletë është duke u mbytur ose e bllokuar në ndonjë sipërfaqe, është mirë që ta hidratoni me ujë dhe mjaltë.

“Ndërtoni një strehë pa trajtime kimike, me dru ose copa kallami. Vendosni një shatërvan të pijshëm jashtë. Rivendosni bujqësinë organike dhe konsumoni produkte organike lokale”, thuhet ndër tjerash në rekomandime.

Categories
Genel

Kontributi i muslimanëve në Matematikë

Matematika

Muslimanët bënë zbulime të shumta në fushën e matematikës, të cilat i janë kaluar shkencës moderne, duke kontribuar në revolucionin teknologjik të Europës së hershme moderne.
Një nga më të dalluarat e këtyre risive ishte koncepti i zeros. Al-Khawarizmi, një dijetar persian që jetoi në shekullin e IX, u caktua nga Kalifi si shkencëtar në Beth al-Hikmah të Bagdadit. Ai zhvilloi konceptin e algoritmeve, një metodë e llogaritjes që mban emrin e shpikësit të tij, në versionin anglisht.

Puna e tij në algjebër ishte e jashtëzakonshme, sepse ai dha zgjidhje analitike për ekuacionet lineare dhe kuadratike, të cilat i dhanë atij statusin “Ati i Algjebrës”.

Fjala “algjebër” rrjedh nga libri i tij i famshëm, “Al-Jabr al-Muqabalah” (Përmbledhja e Llogaritjes me Kompletimin dhe Balancimin). Libri përmbante aspektet më të rëndësishme të punës së Al-Khawarizmit dhe, në përgjithësi, konsiderohet i pari që është shkruar në këtë temë. Ai gjithashtu mësoi konceptin e zeros nga India dhe e transmetoi përmes veprave të tij në Europë.

Indianët kishin lënë një vend bosh për një zero dhe shtimi i Al-Khawarizmit ishte për t’i dhënë një simbol: “0”. Edhe fjala angleze “zero” rrjedh nga emri arab për këtë simbol “sifr”. Leonardo Da Vinci studioi sistemin numerik arab dhe e paraqiti atë në Europë. Abu Al-Wafa al-Buzjan (940-997) zhvilloi trigonometrinë.

Ai ishte personi i parë që tregonte përgjithësinë e teoremës sinë, në lidhje me trekëndëshat sferikë. Al-Tusi, një tjetër shkencëtar musliman i shekullit XIII, zhvilloi trigonometrinë sferike, duke përfshirë 6 formula themelore për zgjidhjen e trekëndëshave sferikë, trekëndëshat e drejtë.

📚 Shkëputur nga libri: “Kontributet muslimane në qytetërimin botëror”, botues: AIITC, CNS, IIIT

Categories
Genel

Ja pse namazi bën që fytyra të shkëlqejë

Shejh Dhulfikar Ahmed transmeton:
Isha në muzeun Smithsonian kur mu afrua një mjek. Filloi të bisedoj me mua. Ai përmendi se muslimanët që falin rregullisht namazin kanë shkëlqim në fytyrat e tyre.
Iu përgjigja se ashtu është, ata kanë shkëlqimin e devotshmërisë.

Ai më tha se e dinë arsyen pse kanë shkëlqim në fytyrat e tyre.
Unë i thash të ma tregoj arsyen.
Ai tha se gjaku në organet që gjendet nën zemër arrin më lehtë. Është më vështirë që gjaku të arrij në organet që janë mbi zemër. Prandaj koka nuk e merr sasinë e nevojshme të gjakut.

Kur muslimanët falen dhe kur gjendet në sexhde, në atë pozicion koka dhe fytyra janë më poshtë se zemra. Kjo është mënyra e vetme që gjaku të arrij në fytyrë.

“Kur qëndroni gjatë në sexhde, a mund ta ndjeni gjakun në fytyrën tuaj, më pyeti mjeku?
I thash se po.
Atëherë ai më tha se një qarkullim i përditshëm i këtillë i gjakut e mban fytyrën të freskët.
Mendova me vete, që këtë ta dëgjojnë gratë – se namazi e mban fytyrën të re- atëherë do t’i kishin lënë zbukurimet me gjëra artificiale dhe do të shpejtonin për namaz nafile.

Dhe në fakt tek njeriu i devotshëm mund ta shihni shkëlqimin në fytyrën e tij. Namazi ka ndikimin e tij shpirtërorë por ka edhe dobinë fizike.
Zoti ynë, na dhuro tevfikin që t’i zgjasim sexhdet tona, sidomos në muajin e bekuar të Ramazanit.
Në nja hadith na është thënë:

Bëni sexhde të shumta sepse për çdo sexhde të ngritet një shkallë dhe të falet një mëkat.
Burimi: islambosna
Përshtati: Arsim Dauti

Categories
Genel

A është e vërtetë se njeriu para se të vdes e ndien se i afrohet vdekja?

Pyetje: A është e vërtetë se njeriu para se të vdes e ndien se i afrohet vdekja?
Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, lavdia dhe bekimi i TIj qofshin mbi të Dërguarin, familjen, shokët dhe ithtarët e tij:

Ajo që disa njerëz ndiejnë se ju afrohet vdekja, në përgjithësi nuk mohohet, sidomos kur ka shenja për një gjë të tillë edhe pse asnjëri nuk mund ta dijë saktësisht se kur do të vdes apo ku do të vdes. Kjo ndjenjë nuk rezulton me ndonjë gjë, nuk flet për vlerën e atij që ndien këtë apo pozitën e tij tek Allahu.

Allahu e di më së miri se si i ndodh kjo robit të Tij, mirëpo ne prerazi pohojmë atë që e thamë më lartë se vetëm Allahu e di ku dhe kur do vdes njeriu, Ai thotë: “S’ka dyshim se vetëm All-llahu e di kur do të ndodhë kijameti, Ai e di kur e lëshon shiun. Ai e di se ç’ka në mitra (të nënave), nuk e di kush pos Tij se çka do të ndodhë (çka do të punojë) nesër, dhe askush nuk e di, pos Tij, se në ç’vend (ose kohë) do të vdesë. All-llahu është më i dijshmi, më i njohuri” (Lukman:34)

Categories
Genel

Si merrte abdesi i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem

Transmetohet nga Humrani robi i liruar i Uthmanit radijAllahu anhu se: “Uthmani kërkoi ujë për abdes. Pastaj hodhi ujë nga ena në dy duart e tij dhe i lau ato tri herë. Pastaj futi ujë në gojë e në hundë, pastaj lau fytyrën tri herë dhe krahët deri në bërryla tri herë.

Pastaj i dha mes’h (me dorë të lagur) kokës së tij dhe lau këmbët deri te zogthi nga tri herë, pastaj tha: Kështu e kam parë të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem të marrë abdes si mora unë.”[1] E transmeton Buhariu (164, 159, 160, 1934, 6433), Muslimi (226), Ebu Daudi (106, 107 -110) dhe Nesai (1/64-65).

Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajttë!): Ky hadith tregon për disa çështje madhore gjatë abdesit:

E para: Është e pëlqyeshme larja e duarve para fillimit të abdesit. Kjo është prej suneteve në të drejtën e atij që nuk është ngritur nga gjumi natës (ndërsa ai që ngrihet nga gjumi e ka detyrë larjen e tyre).

E dyta: Hadithi tregon se është e pëlqyeshme larja nga tri herë e fytyrës, duarve dhe këmbëve.

E treta: Hadithi tregon se dhënia mes’h kokës bëhet një herë të vetme. Fillohet me pjesën e përparme të saj, pastaj shkon deri pjesa e fundit e flokës (aty ku fillon qafa) dhe pastaj i kthen duart aty ku dhe filloi mes’hin (në pjesën e përparme të kokës)

E katërta: Hadithi tregon se është detyrë (vaxhib) dhënia mes’h veshëve. Pjesëve të jashtme dhe brendshmëve të tyre. Dhe se veshët bëjnë pjesë (futen) në dhënien mes’h kokës.

E pesta: Hadithi tregon se është detyrë rradhitja gjatë abdesit. Së pari fillon me larjen e fytyrës, pastaj lahen duart deri te bërrylat, pastaj me dhënien mes’h kokës dhe pastaj larja e këmbëve. Ngase Allahu Lartësuar në këtë formë e ka përmendur abdesin. “O besimtarë! Kur të ngriheni për të falur namaz,[2] lani fytyrën dhe duart deri në bërryla, fërkoni kokën me dorë të lagët dhe lani këmbët deri në nyje.[3]” Dhe se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem kështu ka marr abdes siç e transmeton Uthmani radijAllahu anhu dhe të tjerët.

Shkëputur me disa shkurtime nga “Tes’hilul ilmam bifik’hil ehadith min bulug el-meram” vëll. 1

Përktheu: Unejs Sheme

[1] Hadithi vazhdon: dhe pastaj tha: “Kush merr abdes kështu siç mora unë, pastaj fal dy rekate në të cilat nuk flet me vete (por përqendrohet në namaz), atij i falen të gjitha gjynahet që ka bërë më parë.”

[2] Kur të ngriheni për të falur namaz, qoftë të detyrueshëm (pesë namazet e ditës dhe natës), vullnetar apo namazin e xhenazes, duke qenë se nuk e keni pastërtinë e vogël (abdesin) por keni vetëm të madhen (guslin), atëherë merrni abdes në mënyrën e përshkruar në vijim të ajetit.

[3] Ajeti rendit pjesët e trupit që duhen larë gjatë pastrimit të posaçëm (abdes) për të falur namaz, kurse tradita profetike sqaron në hollësi mënyrën e marrjes së abdesit, duke filluar me larjen e duarve së pari, pastaj me shpëlarjen e gojës dhe të hundës, të cilat përfshihen në fytyrë, pastaj me larjen e fytyrës, pastaj me larjen e parakrahëve deri në bërryla duke filluar me të djathtin, të gjitha këto duke i larë nga tre herë.

Pastaj fërkon kokën me njërën ose me të dyja duart e lagëta dhe në fund lan këmbët deri në kyçe duke filluar me larjen e këmbës së djathtë pastaj të së majtës.